4 te plagosur ne Pogradec, makina po i ikte policise

4 te plagosur ne Pogradec, makina po i ikte policise

139
0
Shares

Nje makine veture u perplas sot me nje fugon ne Pogradec duke shkaktuar 4 te plagosur.

Te gjithe te demtuarit jane shtetas te huaj qe po mjekohen ne spital.

“Më datë 26.07.2020, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, tek vendi i quajtur “Lapidari i Blacës”, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. Ç., rreth 19 vjeç, banues në Durrës, me një mjet tjetër furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. J., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, ku për pasojë janë dëmtuar lehtë 4 shtetas të huaj të cilët udhëtonin me mjetin tip “Audi”, të cilët morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Pogradecit”, njofton policia e Korces.

Mjeti tip “Audi”, me të cilin po transportoheshin 7 shtetas të huaj, nuk i ka ndaluar patrullës së Policisë Rrugore, Policisë Kufitare dhe shërbimeve të FRONTEX-it, të cilët janë vënë në ndjekje të tij.
/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY