Meta i kthehet ashper Kryeministrit Rama: Nuk do i shkonte as Haxhi...

Meta i kthehet ashper Kryeministrit Rama: Nuk do i shkonte as Haxhi Qamilit!

117
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar me komunikimin e kryeministrit Edi Rama për ftesa zyrtare, ndërkohë që ka publikuar edhe një status të tij në Twitter.

Meta, i cili pati nje takim me mediat kete pasdite, tha se nuk mund të ftohet Presidenti në Këshillin Politik me këto postime në mediat sociale, si ky këtu “Nëse IM dhe LB…”.

“Nuk është çështje e presidentit të merret me çështjet e këshillit politik. Nuk ftohet presidenti në këshillin politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara  si ky Twitteri këtu (tregon ftesën e Edi Ramës në rrjetet sociale), presidenti nëse dikush ka dëshirë të dijë mendimin apo kërkon mendimin të fton zyrtarisht  për të gjetur një dakordësi.

Nëse të gjithë anëtarët e këshillit kanë dëshirë padyshim që presidenti është i gatshëm të shkojë dhe të japë mendimin e tij me interesin më të mirë të këtij procesi. Por këto lloj ftesa LB, IM dhe OP, edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp” tha ai.

Ne lidhje me mundesine qe Edi Rama te miratoje ndryshimet për hapjen e listave dhe koalicionet pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentit, Meta keshilloi te mbahet mend 5 qershori.

“Unë nuk e kuptoj këtë 6 ditë?! Kush e ka vendosur këtë afat? BE, NATO, Bundestagu? Ekziston vetëm një datë e rëndësishme, 5 Qershori, pasi është një marrëveshje ku u investuan të gjitha forcat politike. 5 Qershori mund të rishikohet vetëm në mënyrë konsensuale. Edhe nëse. Kush e ka shpikur 30 korrikun nuk e kuptoj. Ekziston vetëm një datë e rëndësishme 5 qershori, janë investuar gjithë forcat politike mundëson rikthimin e legjitimitetit të institucioneve. Edhe nëse mund të shihet një element duhet parë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me ndërkombëtarët në mënyrë që t’i shërbejë zgjedhjeve të ardhshme.” theksoi Presidenti Ilir Meta.

Presidenti Ilir Meta ka folur ditën e sotme edhe për takimin me ambasadorët e BE-së në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe sistemin zgjedhore

“Kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën, është legjitim. Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë ua ka thënë dhe Venecia. Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Për sistemin zgjedhor vendohet në përputhje me kushtetutën dhe me traditën që ne kemi. Rregullat e garës nuk vihen nga një maxhorancë për interes të maxhorancës.

Pasi kjo bëhet në diktaturë. S’kam qenë kundër diplomatëve. Po sa herë që diplomatë karagjozë tallen dhe vënë në dyshim qëndrimet e presidentit, është e drejtë e tij që ti thotë popullit shqiptar të vërtetën. Ky është raporti i president, me të gjithë partnerët ndërkombëtar. Raporti i presidentit është raport i vendosur për t’u shërbyer integrimit.”- tha Meta.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY