Artiste dhe menaxhere arti, proteste te zyra e Rames kunder ndalimit te...

Artiste dhe menaxhere arti, proteste te zyra e Rames kunder ndalimit te muzikes pas ores 20.00

83
0
Shares

Dhjetra artiste, pronare klubesh muzikante dhe kengetare po protestojnë ne këto momente para kryeministrisë.

Ata jane mbledhur për të kundërshtuar aktin e sotëm normative të qeverisë që mbyll lokalet e natës si edhe ndalon muzikën duke filluar nga ora 20.00.

Në këto momente një artist mësohet se është shoqëruar nga policia, ndërkohë që po kryhen edhe ndalime të tjera.

Po ashtu protestës i është bashkuar edhe këngëtari korçar, Devis Xherahu, i cili ka propozuar që lokalet të vazhdojnë aktivitetin me një sërë rregullash siç funksionojnë në banka, apo edhe supermarkete.

Është e drejta jonë si artistë, që pas urdhrit nga Manastirliu, të reagojmë, se si funksionojnë bankat dhe supermarketet, duhet të funksionojnë dhe lokalet e natës, me maska. Jeta të vazhdojë edhe për ne artistët. Kjo është edhe arsyeja që ne u ngritëm sot. Të mos mbyllen lokalet e natës, por të ketë një rregullore të re. Jo të mbyllen. Është protestë paqeje. Ky është qëllimi i daljes sot të artistëve”- tha Devis Xherahu. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY