BERAT/ Ne pranga kryeplaku i nje fshati ne Polican

BERAT/ Ne pranga kryeplaku i nje fshati ne Polican

63
0
Shares

Arrestohet nga policia kryeplaku i fshatit dhe një shtetas për moskallzim krimi nderkohe qe identifikohet autori i dyshuar, një  32 vjeçar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë Poliçan, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Lybeshë, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. T, 54 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
S. T, 59 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”, njofton policia e Beratit.
Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi D.Sh(S), 32 vjeç, banues në Lybeshë, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY