Polemikat – OBSH do të hetojë origjinën e koronavirusit në Kinë

Polemikat – OBSH do të hetojë origjinën e koronavirusit në Kinë

31
0
Shares

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se do të formojë një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët do të shkojnë në Kinë për të studiuar origjinën e koronavirusit.

Një ekip i OBSH-së ka qëndruar në Kinë për të përgatitur vizitën e ekipit më të gjerë të ekspertëve.

Shefi i programit të urgjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se ekipi ishte “shumë i kënaqur” me bashkëpunimin e zyrtarëve kinezë deri më tani, por shkuarja dhe vendosja e një ekipi më të madh, do të kërkonte kohë.

Kina është kritikuar për mënyrën sesi e ka menaxhuar situatën me pandeminë, që nga paraqitja e rasteve të para të raportuara me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Më së shumti kritika në drejtim të Kinës kanë bërë Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar edhe OBSH-në për bashkëpunim me Kinën në fshehjen e informacioneve për pandeminë.

Dhe për këtë, ai vendosi për tërheqjen e SHBA-së nga anëtarësia në OBSH.

OBSH-ja i ka hedhur poshtë akuzat./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY