COVID/Situatë e rëndë në Kosovë, në prag kriza e kapaciteteve spitalore

COVID/Situatë e rëndë në Kosovë, në prag kriza e kapaciteteve spitalore

83
0
Shares

Situatë e rëndë për shkak të koronavirusit në Kosovë ndërkohë që kapacitete spitalore po kapërcejnë mundësitë e tyer.

Mjeku infeksionist në Kosovë, Izet Sadiku tha se për 5 ditë janë shënuar mbi 1000 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Sipas Sadikut, kapacitetet tani më janë të mbushura, në spitalet e Kosovës dhe në QKUK janë mbi 300 pacientë të shtruar, mbi 170 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Infeksionisti theksoi në një intervistë për emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 se edhe numri i madh i të infektuarve të punëtorëve shëndetësor po e rëndon situatën. Ai tha se rreth 420 punonjës shëndetësorë janë të infektuar me Covid-19.

Deri më 12 korrik numri total i rasteve pozitive është 4.931, me gjithsej 102 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese dhe 2.267 të shëruar.

Mjeku thotë se duhet të mësohemi të bashjëtojmë me virusin edhe për të paktën 6 muaj të tjerë./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY