OFL dërgon formularin tek 4 persona në Tiranë dhe Kavajë

OFL dërgon formularin tek 4 persona në Tiranë dhe Kavajë

80
0
Shares

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë [personave të dënuar më herët për vepra kriminale. Ata ndodhen në Tiranë dhe në Kavajë.

Perosnat që duhet të bëjnë deklarimin janë Arian Begaj, Ermal Lusha, Poliksen Muçollari dhe Eduard Sallaku:

A. B., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. L., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

P. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

E. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY