Infektimi i kopshtit publik ne Tirane, Zhupa akuzon bashkine se fshehu rastin

Infektimi i kopshtit publik ne Tirane, Zhupa akuzon bashkine se fshehu rastin

77
0
Shares

“Skandali i fshehjes me urdhër nga Bashkia i rastit me COVID në kopshtin publik “4 stinët” duhet të hetohet nga prokuroria”, tha sot zedhensja e PD, Ina Zhupa.

Ndodhemi këtu përballë kopshtit “4 stinët”, kopsht publik në qytetin e Tiranës. Këtu ka ndodhu një krim institucional nga Veliaj, bashkia Tiranë dhe Instituti i Shëndetit Publik, tha Zhupa.

Në këtë kopsht, ka patur një punonjëse me tampon pozitiv COVID-19 dhe kjo është mbajtur e fshehur me vetëdije, sipas Zhupes,  nga institucionet, që e kanë në varësi këtë kopsht, siç është Bashkia Tiranë.

“Ne pamë me zë dhe me figurë në emisionin “Boom”, sesi drejtoresha e Bashkisë Tiranës ishte në dijeni të plotë të faktit që një nga punonjëset kishte rezultuar me tampon pozitiv COVID-19, se si punonjëset e tjera të këtij institucioni ishin në dijeni të këtij fakti dhe mbanin të fshehur me urdhër nga drejtoresha e tyre. Po ashtu edhe drejtoresha e këtij kopshti, ishte me raport dhe mund të jetë edhe ajo një nga të infektuarat me COVID-19. Prindërit e fëmijëve në këtë kopsht nuk kishin asnjë dijeni për këtë gjë dhe këtë ia shprehën edhe gazetares”, shpjegoi Zhupa.

Kopshti u mbyll pasi rasti u bë publik. Nëse rasti nuk do të ishte bërë publik, ky kopsht do të vazhdonte aktivitetin, duke u shndërruar, siç është tashmë prej një jave, një vatër infeksioni.

“Sot ne kemi 4 të vdekur nga COVID-19 dhe 93 të infektuar, 62 nga Tirana. Le të na tregojnë institucionet sa raste vijnë si pasojë e mos reagimit ndaj këtij kopshti? Sa raste vijnë nga mos reagimi i ISHP-së në Berat?
Sa raste kemi ne sot, sa të infektuar kemi ne sot që vijnë pikërisht nga keqmenaxhimi i qeverisjes qendrore dhe qeverisjes lokale për të fshehur rastet? “, pyet Zhupa.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY