2 oficere policie ne pranga, historia e makines se bllokuar derisa gruaja...

2 oficere policie ne pranga, historia e makines se bllokuar derisa gruaja te pranonte s*ks

136
0
Shares

SPAK dhe SHÇBA arrestuan 2 punonjës të Pòlicisë Rrugore për shpërdorim detyre, pasi i kerkuan një gruaje favore seksuale ne kembim te makines se bllokuar.

Makina e gruas se shatazhuar ishte sekuestruar që prej vitit 2019.

Jane arrestuar Laurenc Duda dhe Henrik Zelija, me detyrë perkatesisht OPGJ pranë komisariatit të Policisë Rrugore, dhe shef s*ksioni për verifikimin e shkeljeve administrative.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë finalizuan pas disa muajsh hetime me metoda speciale, operacionin për ndalimin e 2 punonjësve të pòlicisë në strukturën e Komisariatit të Pòlicisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Pòlicisë:

H.Z., me detyrë Oficer i Pòlicisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Pòlicisë Rrugore Tiranë; L.D., me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar procedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti dhe favore s*ksuale.

Ndër të tjera janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv. Hetimet vijojnë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të pòlicisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY