Ish ministri i Shendetesise: Ja pse situata e infektimit eshte me keq...

Ish ministri i Shendetesise: Ja pse situata e infektimit eshte me keq se ne mars

209
0
Shares

Deshtimi i qeverise ne perballjen me COVID, Tritan Shehu krahason te dhenat e fundit me Italine: Shqiperia ne situate me te rende se ne mars.

Rama, me heshtjen, nuk mund te fshehe deshtimin ndaj Covid!
Pas teatralitetit dhe keqmenaxhimit te “mbylljes e hapjes”, Shqiperia eshte ne nje situate me te rende epidemiologjike se ne mars, me nje humbje gjigande ekonomike, e vendosur ne “listen e zeze” te OBSH, kur sot duhet te kishim “dale” siç ndodh me vende qe u goditen tragjikisht.

Per te kuptuar kete le te krahasojme me Italine disa te dhena te djeshme (per 1 milion banore):
Shqiperia                Italia.
Raste te reja           21,7                   2,5
Vdekje                     0,85                   0,1
Ne reanimacion       4,6                   1,4
Raste te reja/sheruar   1,22           0,1

Pra ndersa Italia me masat inteligjente dhe nje ecuri konstante “doli”, ne vazhdojme te zhytemi ne erresire dhe izolim nderkombetar duke pasur:
-Shtim te frikshem te rasteve e vatrave te reja, shtrimeve, vdekjeve, numer te vogel te sheruarish, etj.
-Kolaps dhe kthim ne ”qendra” kontaminimi te institucioneve shendetesore te pambrojtura.
-Mjekun e familjes te paralizuar.
-Numrin e testimeve me te voglin ne Europe, monopol pa transparence te nje laboratori me pasoje ate kurbe te pabesueshme.
-Popullsine te papajisur me maska.
-Mungese te nje strategjie “mbrojtese e dalese”.

Ky eshte nje deshtim i plote i kesaj qeverie me pasoja tejet negative, qe kerkojne “masa inteligjente”.
”Fshehja” e Kryeministrit, tendenca per te fajesuar popullsine, kercenimet me “mbyllje”, as e shfajesojne ate dhe as permiresojne ndonje gje, perkundrazi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY