Kryeministrja që po nuk martohet dot, shtyn 4 herë dasmën

Kryeministrja që po nuk martohet dot, shtyn 4 herë dasmën

164
0
Shares

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, 42 vjeçe, vazhdon ende te shtyje dasmen e saj, tashme per te katerten here.

Ajo thote do të rishikojë planet për martesën me partnerin e saj, Bo Tengberg për shkak të samitit të ardhshëm special të BE-së, njoftoi ajo.

“Mezi pres të martohem me këtë njeri fantastik. Por, nuk duhet të jetë aq e lehtë”, postoi Frederiksen në Facebook. “Takimi i Këshillit në Bruksel është mbledhur pikërisht të Shtunën në Korrik kur ne kishim planifikuar dasmën. Por, unë duhet të bëj punën time dhe të mbroj interesat e Danimarkës.

Samiti i veçantë në mes të korrikut po mbahet që krerët e shteteve dhe qeveritë e BE-së të mund të gjejnë një kompromis në negociatat për programin prej 750 miliardë eurosh, për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Samiti special do të mbahet më 17 dhe 18 korrik dhe Frederiksen duhet të jetë në Bruksel, kur ajo dhe Tengberg po planifikonin të martoheshin, kështu që çifti duhet të ndryshojë planet.

Burimi CNN//DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY