FOTO/ Zhupa: Veliaj i mbyll si ne burg banoret e bulevardit ‘Zogu...

FOTO/ Zhupa: Veliaj i mbyll si ne burg banoret e bulevardit ‘Zogu I’

160
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thote se banoret e bulevardit Zogu i Parë “mbyllen ne burg” me vendim të Veliajt me një projekt 5.1 milion euro për Fusha shpk!

“Mbasi i dha klientit të preferuar për 600 metra rrugë, 5.1 milion euro, tashme cenon pronen private te banoreve ne zbatimin e ketij projekti rehabilitimi.

Banorët janë ankuar dhe kundërshtojnë fort menyrë e ndërhyrjes, qe pa njoftim, pa rregulla, pa marre pëlqimin e tyre, Bashkia Tiranë ka nisur me polici bashkiake te vendos grila metalike në hapësirat e ballkoneve dhe dritareve e apartamenteve pranë bulevardit. Duke vëndosur keto grila metalike, për të mbyllur cdo ballkon dhe dritare, shumë nga banoret ngelet pa asnje burim drite, dielli ne apartamentet e tyre.

Ne mbeshtjetje te banoreve qe kane te drejte te mos cenohen ne pasurine e tyre te paluajtshme, bej thirrje mos abuzohet me projektin e fasadave dhe kundershtoj abuzimin me pronen private në funksion te nje imazhi me shume per propagande. Fasada e unifikuar nuk mund te detyroj banoret te burgosen me grila metalike, pa mundesi ajri dhe dielli siç meritojne te gezojne pronen e tyre!”, thekson Zhupa duke postuar edhe disa foto ne lidhje me kete projekt antisocial.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY