FOTO/Valteri përplaset me Ralf Gjonin, ndërhyjnë deputetët të shuajnë sherrin

FOTO/Valteri përplaset me Ralf Gjonin, ndërhyjnë deputetët të shuajnë sherrin

100
0
Shares

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione të forta brenda opozitës. Deputeti Halit Valteri është përplasur me Ralf Gjonin.

Mësohet se Halit Valteri u ngrit drejt Ralf Gjonit, por kanë ndërhyrë deputetët e tjerë. Myslim Murrizi nxori më pas jashtë sallës Valterin për të qetësuar situatën.

Pas përplasjes së fortë Valteri është futur sërish në sallë për të marrë fjalën në foltore. Por edhe pasi ka marrë fjalën ai nuk është kursyer me fjalët për Gjonin, duke e cilësuar atë halabak.

“Zonja ministre keni vendosur matjen e temperaturës në hyrje të Kuvendit, por vini edhe një matës inteligjence, sepse këtu kemi lloj idioti dhe lloj halabaku që nuk e di çfarë flet”, tha Valteri.

Nuk dihen ende arsyet pse janë konfliktuar deputetët ndërkohë që kohët e fundit janë vënë re tensione mes tyre.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY