Deputeti suedez: Rama i ashper me gazetaret, i bute me narkotrafikantet

Deputeti suedez: Rama i ashper me gazetaret, i bute me narkotrafikantet

36
0
Shares

Raporteri për Shqipërinë në Parliamentin Europian suedezi David Lega tha në mbledhjen e sotme kushtuar 15 kushteve te BE per Shqiperine se ishte i shqetësuar pasi qeveria Rama sillet e ashpër me gazetarët dhe e butë me narkotrafikantët.

Kështu nuk hapen negociatat. Kur të kemi një qeveri që eshtë e ashpër me narkotrafikantët dhe e butë me gazetarët unë votoj me gjithë zemër për çeljen e negociatave.

Ndersa eurodeputeti Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

Siç raporton gazetarja Erisa Zykaj per abcnews.al Mariani tha se është kundër zgjerimit të BE-së dhe se Shqipëria është një pikë qendrore e influencës turke në rajon.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë për sa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi.

Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme për sa i përket Shqipërisë. Kur dëgjoj David Legën për korrupsionin, krimin në Shqipëri, pse lodhemi me Shqipërinë. Kemi nevojë për një marrëveshje, por Shqipëria nuk ka vokacion të hyjë në BE”, tha ai

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY