Keshilli Politik mbyllet pa konsensus per krijimin e KQZ

Keshilli Politik mbyllet pa konsensus per krijimin e KQZ

65
0
Shares

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik për reformën zgjedhore përfundon ka konsensus pasi palet nuk kanë gjetur dokardësi për formulën e KQZ-së edhe pse takimi ka zgjatur rreth dy orë.

Opozita ka bërë sot një propozim të ri për maxhorancën.

Sipas demokratëve, ky propozim është në përputhje me formulën e certifikuar nga Komisioni i Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Opozita thotë se vendosi ta bëjë këtë hap për të mos futur në ngërç procesin, përsa kohë PS refuzoi që përzgjedhja e trupës së KQZ të niste me Avokatin e Popullit, siç ndodh edhe me organet e drejtësisë.

Propozimi i ri i opozites:

Çon të gjithë procesin e përzgjedhjes në Kuvend,

Reflekton dakortësinë e datës 5 Qershor

Ruan formulën e certifikuar nga Komisioni i Venecias për Reformën në Drejtësi

Opozita thekson se propozimi synon ruajtjen e pavarësisë dhe profesionalizmit të KQZ së re, si dhe garancitë e palëve politike që përzgjedhja të mos jetë e njëanshme, por e balancuar dhe konsensuale.

Opozita vë në dukje se Partia Socialiste nuk është treguar e gatshme për kompromis gjatë diskutimit të çështjes. Demokratët pretendojnë se i kanë qendruar propozimit të muajit shkurt, i cili i siguron maxhorancës emërimin e të gjithë trupës së KQZ-së me një proces të pastër politik.

PS kërkon që anëtarët e KQZ-së të propozohen nga çdo deputet dhe të përzgjidhen nga një komision i përbërë nga grupet parlamentare, të cilat PS i kontrollon.

“Me shpresën se ndajmë qëllimin e përbashkët për të ecur përpara me këtë proces dhe për ta konkluduar kodifikimin e 5 qershorit pa vonesa, duke qenë se është edhe 1 nga 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbush në kuadër të procesit të negociatave me BE, propozojmë që Këshilli Politik të mblidhet për të vijuar punën, sot, më datë 18 Qershor, ora 17:00” – mbyllet shkresa e opozitës drejtuar Partisë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY