Keshilla e Mustafajt nese Rama deshton marreveshjen per zgjedhjet

Keshilla e Mustafajt nese Rama deshton marreveshjen per zgjedhjet

79
0
Shares

Ish- ministri i Jashtem i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka bërë me dije se Rama po i bën shantazh opozitës për marrëveshjen e Zgjedhores por ndërkohë vetëm ai mund ta prishë ate.

Mustafaj thotë se nese kjo ndodh, atëhere ai këshillon opozitën që t’i vendosë ultimatum kryeministrit kërkesën politike për qeveri tranzitore 100 ditë para datës së zgjedhjeve bazuar në modelin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut.

“Rrezikon në çdo moment marrëveshja të prishet nëse nuk kalon në Kuvend. Këshilli Politik që e ka negociuar nuk është strukturë parlamentare, pra votat janë në parlament. Nuk mund të përjashtohet opozita parlamentare sa kohë ka kartonat. Duhen parë çfarë është racionale dhe çfarë jo. Kërkesa që të ndalohen me ligj koalicionet paraelektorale është kërkesë e Edi Ramës. Pavarësisht se vjen nga njëri apo tjetri. Nëse kjo marrëveshje prishet atëhere PD duhet të kthehet tek kërkesat politike, tek qeveria kujdestare sipas modeli të Maqedonisë së Veriut.

Rama po rrezikon zgjedhjet. Marrëveshja dështon vetëm nëse do Rama të dështojë. Po të isha unë këshilltar i opozitës, do të vendosja qeverinë tranzitore të ishte ultimatum në rast të prishjes së marrëveshjes.”- tha Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY