“Tre hapat e dështimit të qeverisë me COVID-19”

“Tre hapat e dështimit të qeverisë me COVID-19”

158
0
Shares

Anëtari i Grupit të Ekspertëve për Koronavirusin, Gazment Koduzi ka reaguar në emër të PD duke theksuar tre hapat e dështimit të qeverisë me COVID-19.

“Nuk janë qytetarët problemi. Problemi janë spitalet e pambrojtura të Edi Ramës dhe të Ogerta Manastirliut. Janë spitalet vatrat e infeksionit, prandaj kërcënimi i qytetarëve me karantinë është një mjet represioni për të mbuluar dështimin spektakolar të Edi Ramës. Rastet e reja të të prekurve nga COVID 19 nuk vijnë se qytetarët apo bizneset nuk respektojnë rregullat, siç pretendon Edi Rama. Ato janë pasojë e vatrave të ndryshme në institucionet shëndetësore. Është e pafalshme dhe kriminale që në muajin e 4 të përballjes më coronavirusin, të infektohen 27 personel shëndetësor vetëm gjatë muajit Qershor. Ky është një dështim i masave parandaluese dhe monitorimit të zbatimit të tyre nga ana e autoriteteve shëndetësore”, thekson Koduzi.

Qeveria ka dështuar të zbatojë protokollet për parandalimin e infeksionit përmes tre hapave konkretë thote eksperti i PD:
1. Testimi I pacientëve për covid-19 kur shtrohen në spital.
2. Kryerja e tamponit të gjithë personelit shëndetësor dhe ritestimi me përzgjedhje pas një intervali 7-10 ditëve;
3. Pajisja me masat mbrojtëse personale i gjithë personelit shëndetësor, trajnim me protokollet e përdorimit, si dhe monitorimi i mbajtjes së tyre.

Mos zbatimi i këtyre protokolleve është përgjegjësi direkte e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk ka prokuruar kitet për testime masive, masat mbrojtëse personale, si dhe e drejtuesve të QSUT dhe shërbimeve që nuk pajisin, trainojnë dhe monitorojnë zbatimin e masave mbrojtëse, që sjellin parandalimin e infektimin të tyre dhe me pas të pacientëve dhe të afërmve të tyre.

Kërcënimet e Edi Ramës me kthimin e karantinës shkojnë kundër interesit publik. Në interesin e qytetarëve nuk është karantina, por një qeveri e përgjegjshme që zbaton vetë masat e parandalimit të infeksionit dhe nuk shndërron spitalet në rrezikun numër 1 për shëndetin e personelit mjekësor dhe për qytetarët, ka shpjeguar Koduzi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY