Zbulohet tuneli në kufirin Hungari-Serbi, përdoret nga emigrantët për të kaluar nëpër Evropë

Shares

Policia hungareze zbuloi një tunel të përdorur nga emigrantët për të kaluar kufirin nga Serbia, tha të hënën TV shtetëror serb (RTS).

Tuneli u zbulua gjatë një operacioni nga policë dhe ushtarë hungarezë për të parandaluar kalimin e paligjshëm të më shumë se 300 emigrantëve. Policia tha se tuneli ishte 24 metra i gjatë nga serbia në pjesën hungareze të kufirit, duke shtuar se ky është tuneli i tretë i zbuluar në zonën kufitare gjatë vitit të kaluar.

Autoritetet hungareze kanë raportuar një rritje të numrit të kalimeve të paligjshme që nga fundi i majit me gati 900 emigrantë që u përpiqen të hyjnë në shtetet e Bashkimit Evropian vetëm javën e kaluar.

Zyrtarët hungarezë ritheksojnë se Hungaria nuk do të heq gardhin, por do të forcojë mbrojtjen e kufijve të Shengenit në mënyrë që të parandalojë që emigrantët të hyjnë në territorin e BE në mënyrë të paligjshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...