Basha: Reforma zgjedhore eshte edhe proces besimi, Rama hodhi ne ere besimin

Basha: Reforma zgjedhore eshte edhe proces besimi, Rama hodhi ne ere besimin

57
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha la te kuptohet sot se PD ne kete situate nukndo te marre pjese ne bisedimet per reformen zgjedhore.

“PD dhe opozita kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore. Sot nuk është përgjegjësia jonë. Më 17 maj PS dhe Edi Rama hodhën në erë besimin tek procesi. Opozita nuk mund të jetë fasadë, përgjegjësia është e Edi Ramës”, tha Basha.

Kreu i opozites ritheksoi edhe njehere se opozita ka një qëllim, t’u japë fund menjëherë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.

“Në funksion të këtij qëllimi ne kemi bashkuar sot gjithë forcat tona anë e mbanë Shqipërisë në një projekt ndryshimi, i cili merr jetë me votën e Shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm”, tha Basha.

Pjese nga biseda e Bashes me gazetaret pas protestes:

Pyetje: A e keni parë propozimin amerikan për sistemin zgjedhor?

Lulzim Basha: Nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor.

Pyetje: Propozim për sistem danez zoti Basha?

Lulzim Basha: Jua dhashë përgjigjen.

Pyetje: Lista të hapura ju jeni dakord?

Lulzim Basha: Ne do të jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi, ju e dini idenë time për maxhoritar të pastër dhe dy dhoma, për kufizimin e mandateve të deputetëve, kryeministrit, por asgjë nuk do të ketë kuptim sa kohë që kujdestare e zgjedhjeve është hajdutja e zgjedhjeve dhe hajduti i zgjedhjeve Edi Rama.
Pyetje: Ka një kërkesë nga Gjiknuri për zotin Bylykbashi dhe zotin Vasili për të shkuar në tryezë, do të jenë përfaqësuesit e opozitës?
Lulzim Basha: Besoj përgjigjen e morët të plotë dhe shteruese nga ajo që ju thashë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY