Avokati i Popullit nis hetimin ne lidhje me pronesine e ndryshuar te...

Avokati i Popullit nis hetimin ne lidhje me pronesine e ndryshuar te Teatrit Kombetar

115
0
Shares

Avokati i Popullit ka nisur hetimin ne lidhje me kalimin e pronesise nga qeveria tek bashkia te Teatrit Kombetat.

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë një ditë më parë një kërkesë nga ana e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një grupim qytetarësh të identifikuar si aktivistë që shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj vendimmarrjeve të institucioneve shtetërore kundrejt godinës së Teatrit Kombëtar”, thuhet ne nje njoftim te AP.

Në dokumentin e dërguar nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit kërkohej nisja e hetimit administrativ dhe nxjerrja e rekomandimeve përkatëse nga ana e insitucionit të Avokatit të Popullit.

Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili sikurse sanksionohet në mandatin e tij kushtetues, vihet në lëvizje me anë të mekanizmit të ankesës, me të marrë këtë kërkesë në mënyrë të menjëherëshme ka nisur punën në lidhje me këtë çështje, njofton AP.

Deri tani Avokati i Popullit, i eshte drejtuar Këshillit të ministrave me një kërkesë zyrtare për informacion në lidhje me VKM-në Nr. 377, datë 08.05.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë Nr. 1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”.

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave relacionin e këtij projektvendimi, procesverbalin e mbledhjes në të cilin është marrë ky vendim, si dhe informacion nëse është ndjekur ndonjë procedurë konsultimi me institucionet shtetërore apo me publikun përpara miratimit të tij.

Avokati i Popullit po shqyrton nëse veprimet e institucioneve shtetërore janë kryer në shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe shumë shpejt do të dalë me një qëndrim zyrtar për gjetjet nga ky proces, njofton AP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY