ITALI/ Shqiptari, miliona euro kokaine ne bagazh, policia e ndjek si ne...

ITALI/ Shqiptari, miliona euro kokaine ne bagazh, policia e ndjek si ne filma

209
0
Shares

Një 32 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane duke i kapur 30 kilogram kokainë raporton “NotiziediPrato”.

Operacioni u krye në Prato, ndërsa shqiptari refuzoi t’i ndalonte Karabinierëve duke bërë që ata t’i qëllonin me armë në gomat e makinës pas nje ndjekjeje te gjate si neper filma. Policia e kapi dhe ai do të akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe rezistencë ndaj policisë.

“I riu, me kombësi shqiptare, po udhëtonte me një Passat. Pasi u ndalua, kur i kërkuan të hapte bagazhin, aktivizoi kontrollin automatik të rindezjes së makinës dhe u nis me shpejtësi të madhe. Kështu filloi ndjekja gjatë së cilës i arratisuri tentoi disa herë të hidhej nga makina, por pa fat, pasi një polic qëlloi një gomë të makines dhe e bllokoi atë. Ai gjithashtu u përpoq të shpëtonte duke vrapuar në parkingun nëntokësor të një supermarketi, ku aty u arrestua përfundimisht”, shkruan media italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY