Prej 5 ditesh i zhdukur, familjaret po bejne vete kerkimet ne lumin...

Prej 5 ditesh i zhdukur, familjaret po bejne vete kerkimet ne lumin Drin

242
0
Shares

Një 63 vjeçar nga fshati “Rreth – Kalë” i Njësisë Administrative Muhurr në Dibër rezulton i zhdukur prej 5 ditësh, raporton vizion plus.

Kanë qenë familjarët e Sefedin Lleshit të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Sipas tyre, Sefedini ka rënë në lum bashkë me kalin e tij i cili ka arritur të dalë dhe të kthehet në shtëpi i lagur e i gjakosur. Kjo ka bërë që ata të dyshojnë se 63 – vjeçari është mbytur në lumin Drin, ndërsa kërkimet për të po i bëjnë vetë.

Familjarët denoncojnë neglizhencën e bluve të Dibrës në rastin konkret të cilët ju janë shprehur se po hetojnë rastin. Kërkesa e tyre për të sjellë polumbarë për kërkime në lum, nuk është realizuar deri tani.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të vihen menjëherë në lëvizje dhe të nisin kërkimet për gjetjen e të afërmit të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY