Meta per Velon: Luftoi pa kompromis shfrenimin urban

Meta per Velon: Luftoi pa kompromis shfrenimin urban

36
0
Shares

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kane shprehur hidherimin e tyre per ndarjen nga jeta te arkitektit Maks Velo.

“Ndarja nga jeta e Maks Velos është një lajm i trishtueshëm.
Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.
Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë!
Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike”, shkruan Meta.

Ndersa Kryeministri Rama eshte i trishtuar nga humbja e tij.

“Çfarë trishtimi😢 LAMTUMIRË MAKS💔”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY