KRUJE/ Kapet grabitesi qe plagosi pronarin e shtepise

KRUJE/ Kapet grabitesi qe plagosi pronarin e shtepise

90
0
Shares

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kameras, Fushë Krujë.

Kapet dhe vihet në pranga autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S.,47 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Krujë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, organizuan punën për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor, kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, si dhe informacioneve të grumbulluara, gjatë orëve të paradites së sotme u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Kameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 07.05.2020, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit, gjatë tentativës për të vjedhur në pronën e shtetasit A. B., në momentin që u diktua nga pronari ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës, shtetasin A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY