A eshte i lidhur nguti per zgjedhjet ne Universitet me PPP korruptive...

A eshte i lidhur nguti per zgjedhjet ne Universitet me PPP korruptive per kampusin universitar

54
0
Shares

Nga Belind Kellici

Edi Rama vazhdon me cmendurine e tij per te mbajtur zgjedhje ne universitete pa studente e pa pedagoge!

Ne fakt Edi Rama e ka deshmuar tashme se me standartet e tij, zgjedhjet duhet te jene pa gare e pa votues, ne fund te fundit keshtu kursen ca para per te blere vota, e ca favore qe duhet tu beje krimineleve qe i sigurojne ato!

Pyetja qe shtrohet sot eshte se pse i ka kaq te rendesishme Edi Rama keto zgjedhje, ne mes te gjendjes se fatkeqesise natyrore, ne shkelje te kushtetutes dhe ne nje kohe kur 52 shtete ne bote kane anulluar zgjedhjet politike, per shkak te pandemise?!

Pergjigja eshte e thjeshte. Pas cdo kembengulje te Rames fshihet nje vjedhje!

Sot kemi dy pyetje per Edi Ramen.

A eshte nguti per te kapur drejtimin e universiteteve, i lidhur me PPP korruptive te kampusit universitar ne Tirane?

A eshte nguti per te kapur universitetin e Tiranes, i lidhur direkt me kthimin e hapsires se kopshtit botanik ne shesh ndertimi?

Per te dyja keto afera miliona euroshe te rradhes, nje rol te rendesishem ne vendimarrje, kane pa asnje diskutim drejtuesit e universiteteve! Ndaj Edi Rama me cdo kusht duhet ti vjedhe keto zgjedhje, per PPP dhe kullat shumekateshe te rradhes!

Aq te rendesishme i kane keto zgjedhje, sa cdo dite mblidhen ne Ministrine e Arsimit kandidatet e mundshem per rektor dhe dekane, per te ndare kush do marre, e kush do jape cfare!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY