Protokolli per plazhet, drafti i rregullave qe duhen zbatuar

Protokolli per plazhet, drafti i rregullave qe duhen zbatuar

486
0
Shares

Rregulla te reja per plazhin tashme jane hartuar megjithese pritet miratimi i tyre nderkohe qe ruhet parimi i distances sociale. DRONI.al ka siguriar draftin e rregullores per plazhet per kete vit.

Cadrat do te jene 3,5 metra larg njera tjetres ndersa ne cader do te qendrojne vetem dy veta. Kushdo qe hyn ne plazh do ti matet temperatura si dhe do te kryhet nje interviste tip.

Protokolli anticovid per plazhet:

Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19, të gjitha stacionet e plazhit, si dhe plazhet publike duhet të kenë të afishuara këshillat dhe rregullat në kuadër të mbrojtjes nga Covid19.

2. Këto rregulla konsistojnë në:
2.1 Mbani parasysh rregullat bazë për parandalimin e Covid19:
a) Lani dhe dizifektoni duart, vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur;
b) Përdorni maskat sipas udhëzimeve;
c) Shmangni grumbullimet në njerëz dhe çdo lloj kontakti;
d) Mos prekni fytyrën dhe hundët me duar të palara e të padizifektuara;
e) Kur kolliteni ose teshtini, mbulojeni gojën/hundën me parakrah ose me facoleta njëpërdorimshe;
f) Nëse vini re simptomat e Covid19, telefononi Nr. 127

2.2 Gjatë larjes në det, respektoni distancën 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur.
2.3 Në tavolinat në beach bar mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë persona, kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.
2.4 Në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, respektoni gjithmonë distancën 2 m larg nga njëri tjetri.
2.5 Ruani gjithmonë distancën edhe gjatë shëtitjeve në plazhe, bregun e detit, liqenit, lumit apo përgjatë shëtitoreve.

9.2 Shërbimet në stacionet e plazhit
1. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19,
Vrojtuesi i plazhit gjatë gjithë orarit të shërbimit duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza profesionale.
2. Vrojtuesi i plazhit, përveç detyrave të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, duhet të sinjalizojë menjëherë personat që shkelin distancën e larjes në det apo distancat gjatë qëndrimit në hapësirën e lirë midis brezit të parë të çadrave dhe vijës së bregut të detit, liqenit, lumit.

3. Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese dhe të shërbejë me maska dhe doreza.
4. Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit dhe të gjitha ambienteve të tjera të jetë ditor, në mëngjes dhe në mbrëmje pas mbylljes së plazhit.
5. Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.

6. Të gjitha aktivitetet si (bare, beach bare) duhet të jenë në përputhje me direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me distancat e nevojshme midis personave, gjithashtu të vendosen panele pleksiglasi në vendet ku kryhen pagesat (si kasat fiskale).
7. Të kufizohet numri i personave në katër për ҫdo dhjetë metra katrorë.
8. Të ruhet një distancë prej tre metrash midis personave gjatë notimit;
9.3 Brezi i shërbimeve dhe distancat që duhen respektuar deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura:
kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.
2. Tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës dhe në to mund të qëndrojë vetëm një person ose më shumë, vetëm kur bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje, si dhe fëmijët e mitur.
3. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në plazhe është i ndaluar instalimi i hapësirave për fëmijët (kënde/park lojërash), në funksion të shmangieve të grumbullimeve të personave.

4. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:
a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 10 (dhjetë) m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;
b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 4
(katër) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 (tre pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;
c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100
d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ҫadër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ҫdo krevat plazhi;
e) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret
e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

5. Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:
a) çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të vendosen pranë bregut të detit, duke lënë një hapësirë minimumi 3 (tre) metra për lëvizjen e lirë të pushuesve;
b) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3.5 (tre pikë pesë) m;
c) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;
d) çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 (dy) krevate plazhi, ku në një ҫadër me 2 (dy) krevate plazhi lejohen 2 (dy) persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur, ndërsa për të rriturit lejohet 1 (një) person për ҫdo krevat plazhi;
e) Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
6. Shërbimet që duhet të ofrojë një stacion plazhi, sipas tipologjisë së plazhit, duke shtuar për këtë sezon turistik, për aq kohë sa zgjat periudha e masave në kuadër të COVID19 dhe tabelat mbi informimin e pushuesve për sjelljen e tyre gjatë COVID19, janë të paraqitura skematikisht në aneksin I, të këtij udhëzimi

Ndalimi i veprimtarive argëtuese
Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, në të gjitha plazhet ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme

9.5 Monitorimi dhe Masat Administrative
Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, të marrë masat që ky udhëzim të shpërndahet në të gjitha njësitë vendore bregdetare dhe me përmbajtjen e tij të njihen të gjitha subjektet që do të ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit.
3. Kontrolli i zbatimit të masava të përcaktuara nga ky udhëzim do të bëhet nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, të cilët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza profesionale gjatë ushtrimit të detyrës.
4. Ky Udhëzim qëndron në fuqi deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19.
5. Për sa nuk parashikohet nga ky Udhëzim, qëndrojnë në fuqi të gjitha Kriteret dhe standartet e tjera të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
6. Mosrespektimi i kritereve të përcaktuara nga ky udhëzim përbën shkak për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me subjektet që kanë marrë me qera hapësirat e plazhit për ushtrim të veprimtarisë ekonomike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY