Ndahet nga jeta aktori i shquar Rikard Ljarja

Ndahet nga jeta aktori i shquar Rikard Ljarja

202
0
Shares

Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare regjisori dhe aktori i mirënjohur Rikard Ljarja.

Rikard Ljarja dha frymën e fundit në shtëpine e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohësh nga një semundje e rendë.

Vdekja e regjisorit është një humbje e madhe për botën e artit. Ndërkohë, familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19 do të jetë e ngushtë.

Rikard Ljarja do të mbahet mend si aktor I parw në shumë filma, si “Komisari i Dritës”, “Rrugë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjia” dhe si regjisor e aktor në filmin “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë” etj.

Ai ka krijuar mjaftë personazhe në filmat e tij që kanë mbetur në fondin e kinematorgrafisë shqiptare. Ljarja është bashkëshorti i aktores së njohur Marjeta Ljarja.

Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY