Mjeku Roland Xhaxho tregon për pacientët në Infektiv

Mjeku Roland Xhaxho tregon për pacientët në Infektiv

81
0
Shares

Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho foli sonte në emisonin në Open në Top Channel ku tha se tani është i shëruar dhë ndodhet në gjendje të mirë fizike.

“Falë punës së palodhur të doktor Piperos dhe doktoresh Najadës jam shëruar dhe jam në gjendje të mirë fizike. Kjo sëmundje prek mushkëritë dhe bën mos oksigjenimin e trupit”- tha Xhaxho.

Keni një moment ku mendoni se jeni infektuar?- e pyeti Eni Vasili.

Kur u bashkova stafit për ndihmën ndaj Covid-19 kam lëvizur shumë. Kam lëvizur deri në Kavajë, por duke qenë se ky virus është i lehtë ka mundësi ta kem marrë nga ajri- tha Xhaxho.

Xhaxho tha se në spital ishin të rralla rastet Covid-Covid, por kishte shumë pacientë që vuanin nga patologji të tjera.

“Gjatë kohës që isha në spital shikova re se numri i pacientëve me Covid-Covid siç isha unë ishte i paktë. Kishte një numër të madh pacientëve që vuanin dhe nga patologji të tjera dhe infektimi i tyre me virusin përkeqësonte gjendjen e tyre shëndetësore.

Kam vënë re se virusi nuk prek vetëm mushkëritë por edhe organe të tjera. Frika ime më e madhe ishte mos prekej ndonjë organ tjetër”- tha Xhaxho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY