Kur do dalim?

Kur do dalim?

86
0
Shares

“Po fillon me pikatore,” shkruante Simon Jenkins në “The Guardian”. Spanja, Austria dhe Italia ndërmorën hapat e parë ngurrues këtë javë që kaloi, për “kthimin e madh në punë”, duke rihapur disa biznese jo-esenciale dhe duke lejuar disa fëmijë të ktheheshin në shkollë. Por nuk ka fund në horizont, për izolimin e Britanisë.

Pas një takimi me ekspertët e shëndetit, Qeveria pritej të njoftonte të enjten se masat për distancimin social do të mbeten në fuqi edhe për disa javë të tjera. Ministrat e pranuan këtë më herët. Kryekëshilltari Shkencor, Patrick Vallance, më parë kishte deklaruar se numri i të sëmurëve me Covid-19 në njësitë e terapisë intensive nuk kishte arritur kulmin, dhe se numri i vdekjeve ditore do të vazhdonte të rritej për 14 ditë pasi të arrihej kulmi. Robert Peston shkruante në The Spectator se kjo “që nënkupton që Mbretëria e Bashkuar mund të shkojë në një numër vdekjesh nga Covid-19, prej të paktën 30,000 njerëzish. Që e çon atë përtej një gripi të keq dimëror”. Eshtë e qartë se nuk mund të fillojmë ende të heqim kufizimet, shkruante The Times. Nuk mund ta bëjmë, në një kohë kur raporti i vdekjeve në Britani nga pacientët e shtruar me Covid-19 është ende duke u rritur me rreth 800 në ditë. Por nuk është shumë herët, për të filluar të diskutojmë se si do ta heqim bllokimin, kur të vijë koha e duhur.

Ministrat pretendojnë se një debat i tillë rrezikon të mjegullojë mesazhin “qëndroni në shtëpi”, por publikut duhet t’i jepet njëfarë ideje se si do të përfundojë izolimi: Keir Starmer, udhëheqësi i Laburistëve, kishte të drejtë kur u bëri thirrje ministrave që të botonin strategjinë e daljes. Eshtë një çështje që duhet të debatohet. “Britania nuk mund të përballojë që ta bëjë keq. Këtë gjë”.

Sigurisht që është shumë e rëndësishme, shkruante Daily Telegraph. Zyrtarët druhen se nëse hiqen kufizimet, Mbretëria e Bashkuar do të përballet me një valë të dytë, shkatërruese të infeksioneve, por kostot e bllokimit janë gjithashtu në rritje. Zyra për Përgjegjësi Buxhetore parashikoi këtë javë se nëse mbyllja zgjat tre muaj, PBB e Britanisë do të zvogëlohet me një të tretën në tremujorin e pranverës, duke i rritur shifrat e papunësisë me më shumë se dy milion.

Mbyllja i kushton Britanisë rreth 2.4 miliardë dollarë në ditë, shkruante Daniel Hannan në The Telegraph të dielën. Për ta parë këtë shifër në perspektivë, kursimet nga të gjitha shkurtimet e shpenzimeve të vëna në zbatim nga konservatorët midis viteve 2010 dhe 2019 arritën në rreth 30 miliardë stërlina – “një reduktim që sipas Laburistëve në atë kohë, po vriste mijëra njerëz”.

Kur vendosim se kur të heqim kufizimet, duhet të faktojmë kostot indirekte shëndetësore të bllokimit, shkruante Paul Johnson në Times. Realiteti është se më shumë njerëz do të vdesin nga sëmundje të tjera në muajt e ardhshëm, si rezultat i përparësisë që i është dhënë Covid-19. Dhe do të ketë një pasojë më afatgjatë nga problemet e varfërisë, papunësisë dhe shëndetit të krijuar nga izolimi ynë. Një studim i kohëve të fundit sugjeronte se rritja e papunësisë e lidhur me krizën financiare 2008-09, rezultoi në 900,000 njerëz më shumë në moshë pune që vuajtën nga probleme shëndetësore kronike.

Pra, si duhet të vendosë Mbretëria e Bashkuar të lehtësojë kufizimet, kur të vijë koha? Një qasje, shkruante Nick Powdthavee në The Independent, do të ishte të fillonte duke lejuar qytetarët në të 20-at që nuk jetojnë me prindërit. Këta të rritur, statistikisht, nuk kanë gjasa të vuajnë nga simptoma të rënda (shkalla e vlerësuar e vdekshmërisë midis pacientëve në këtë grupmoshë është 0.03%). Në të njëjtën kohë, ata ka të ngjarë të jenë më të goditur nga pasojat ekonomike të një bllokimi të zgjatur. Lejimi i tyre do të mundësonte që 4.2 milion njerëz të ktheheshin në punë.

Shkollat mund të jenë gjithashtu ndër të parat që rihapen, shkruante Jon Stone në të njëjtën gazetë. Fëmijët zhvillojnë simptoma nga Covid-19 relativisht rrallë, dhe disa nuk e transmetojnë shumë sëmundjen. Një tjetër mundësi do të ishte të lehtësoheshin masat mbi bazë gjeografie, shkruante Andrew Rawnsley në The Observer, por kjo mbart problemet e veta. “Nëse pubet do të rihapeshin në Londër, por do të mbeteshin të mbyllura në Manchester, si do të reagonin këta të fundit përballë pamjeve televizive të londinezëve që po i riktheheshin birrës?”

Eshtë e vështirë të shohësh njerëz që nxitojnë përsëri në pijetore ose kudo tjetër, duke pasur parasysh sa efektive ka qenë fushata “qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”, shkruante Fraser Nelson në The Daily Telegraph. Në të vërtetë, ekziston një shqetësim qeveritar se ata mund ta kenë “tepruar në zbatimin” e atij mesazhi. Zyrtarët nuk e kishin pritur që publiku të ishte aq i pajtueshëm. Ata menduan se 20% e fëmijëve do të ishin ende në shkollë deri tani; më pak se 2% janë në fakt. Tre herë më shumë punëtorë sesa ata parashikuan janë pa punë. Qëllimi i bllokimit ishte të parandalonte mbingarkimin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, shkruante Philip Johnston në të njëjtën gazetë, dhe duket se kryesisht e ka arritur atë qëllim. Por fushata e ka “frikësuar” kaq shumë publikun saqë Qeveria “tani druhet se shumë njerëz nuk do të thehen në punë, edhe kur të këshillohen ta bëjnë këtë”. / bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY