Makinat e ish kryetarit te Gjykates ne flake, policia jep detajet

Makinat e ish kryetarit te Gjykates ne flake, policia jep detajet

71
0
Shares

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me djegien e dy makinave në pronesi të ish- kryegjykatësit Arben Vrioni. Policia ende nuk ka nje piste ne lidhje ne kete akt.

Vrioni u largua nga puna pas procesit te vetingut nderkohe mbahet mend si gjyqtari qe liroi nga burgu edhe Lulzim Berishen.

Po ashtu ai njihet edhe për përplasjen që ka pasur me grupin Shullazi në seanca gjyqësore, teksa këta të fundit dhe kryesisht Gilmando Dani kanë kërkuar përjashtimin e këtij gjyqtari bashkë me kolegen e tij Albana Boksi.

Ai ka qene qe nga 2016 gjyqtar i Apelit ne Durres.

Elbasan /Informacion paraprak.

Në lagjen “Kongresi”, Elbasan,  ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç,  banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY