“Sa herë e kujtoj më rrënqethet trupi”, moment kur u zbulua rasti...

“Sa herë e kujtoj më rrënqethet trupi”, moment kur u zbulua rasti i parë

110
0
Shares

Epidemiologu Rexhep Muja foli në Open në Top Channel në një lidhje online ku tregoi momentin kur zbuloi pacientin 0. Sipas Mujës ai moment ishte shumë i vështirë dhe sa herë e kujtoj më rrënqethet trupi.

Si e përjetuat?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk ishte një moment I lehtë, ishte shumë e vështirë. Bëra disa testime. Ia bëra tamponin edhe familjarëve. Ata ishin të zverdhur por nuk kishin shumë simptoma- tha Muja.

Kush ia tha?- e pyeti Eni Vasili.

Ia thashë personalisht vetë- u përgjigj Muja.

Si u ndjetë kur kuptuat që pandemia filloi edhe tek ne?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk do ta them, do të them vetëm kaq, akoma më rënqethet mishi. Nuk ishte e thjeshtë… Ishte një panik në familjen e tyre, po u gjendëm pranë tyre. Këmi qenë disa herë në familje, u qëndruam afër nga ana sociale. Edhe mentaliteti shqiptar ndikonte. Nuk është e lehtë të jesh pacienti 0.

Në lidhje me rastin zero në Shqipëri nuk ka dakordësi. Vetë drejtuesja e  një intituti shëndetësor Silva Bino pranoi sot se ka pasur raste edhe në shkurt. Dërkohë që një rast me covid u kap në Turqi ndërsa me herët kishte qëndruar në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY