Manastirliu: Ja pse u bë dy ditë izolimi në fundjavë. Ndërkohë nis...

Manastirliu: Ja pse u bë dy ditë izolimi në fundjavë. Ndërkohë nis testimi me antitrupa

325
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në Open se vendimi i qeverisë për të mbyllur fundjavën në një karantinë të gjatë dyditore është vendim i konsultuar nga ekspertët dhe pjesë e strategjisë së izolimit kundër koronavirus.

Manastirliu tha se të shtunën dhe të dielën nuk ka ndonjë arsye që njerëzit të dalin nga shtëpitë pasi bankat dhe zyrat janë të mbyllura, po ashtu edhe shërbiemt.

Mbetet që njerëzit të dalin për cështje emergjente që rregullohet përmes lejeve, shpjegoi ajo.

Në vijim ministrja lajmëroi se  javën e ardhshme do të nisë tenstimi me antitrupa për mjekët, policët dhe për ata që janë në fazën përgatitore.

“Javën e ardhme do nisë një testim i dytë, antitrupash që do bëhet tek mjekët, tek policët dhe tek atas që po vijojnë të shërohen. Ky është një test, që është në kuadër të një studimit të QSUT-së dhe po punohet për të vijuar punën.

Janë blerë testet dhe struktura është bërë gati në QSUT”, u shpeh ministrja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY