Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ndihme me miell per 1 mije familje ne...

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ndihme me miell per 1 mije familje ne Tropoje

55
0
Shares

Prej të mërkurës po shpërndahen ne Tropoje nga Myftinia e rrethit ndihmat humanitare me 25 tonë miell për 1 mijë familje më në nevojë të Tropojës, ndihme e dërguar nga shqiptaro-amerikani Harry Bajraktari- “Nderi i Kombit”, biznesmen humanist në New York.

Në një informacion të shpërndarë nga gazetari Ramziz Lushaj, kryeredaktor i “gazeta e Alpeve” thuhet: ” Myftinia e Tropojës si kordinatore lokale, me kryemyfti Eduard Demiraj, me një komision mbikqyrës, sipas listave zyrtare të familjeve të rregjistruara në nevojë, po vazhdon shpërndarjen e tyre amanetqare e misionare në zona e fshatra, me makina të porositura e përfaqësues të ngarkuar.

E gjithë ecuria e kësaj ndihme humanitare ka pasë dhe përkujdesjen e përfaqësuesit të z. Harry Bajraktari, të av. Rasim Hasanaj, ish-kryetar i KSHK, vllau i Azem Hajdarit- Heroit të Demokracisë.
Harry Bajraktari ndjehet e dëshmohet mjaft i lidhur me Malësinë e Gjakovës (Tropojën – Malësinë e Mirë) nga vet lidhjet e tij genetike të origjinës së kahershme të tij nga Geghyseni- “Nderi i Kombit”, një nga rrugët kryesore e të bukura të qytetit Bajramcurri e mban emrin e tij, është i shpallur “Qytetar Nderi” i Tropojës, si dhe ka dhënë kontribute të herë pas hershme, ndër vite, për Tropojën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY