Humb jeten boksieri i njohur, shkon ne 21 viktimat nga koronavirusi

Humb jeten boksieri i njohur, shkon ne 21 viktimat nga koronavirusi

72
0
Shares

Ne nje njoftim per mediat Ministria e Shendetesise ben me dije se ka ndërruar jetë 61-vjeçari Skender Kurti.

Kurti ishte boksier i njohur dhe trainer nenkete sport. Me 23 mars ai pesoi vdekje klinike dhe nderkohe ka qene vazhdimisht ne gjendje te rende.

Ai ishte shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.

61-vjeçari që vuante nga hipertensioni dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhje u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY