Rama postoi citimin e terroristit te egzekutuar nga SHBA, e fshin postimin...

Rama postoi citimin e terroristit te egzekutuar nga SHBA, e fshin postimin pas disa oresh

58
0
Shares

Cili duhet te kete qene rasti i Rames qe fshiu pas pak kohesh postimin me citatin e njenprej terroristeve me te njohur ne bote. “Gabimin e bën duke mendur se ke të drejtë, kur nuk ke. Mëkatin e bën duke e ditur që nuk ke të drejtë”, ishte citimi i Anwar al-Awlaki, shperndare nga Rama .

Imami që citonte kreu i qeverisë është vrarë nga amerikanët më 30 shtator 2011 me urdhër të vetë presidentit amerikan të asaj kohe, Barack Obama.

Rama i ka rënë shkurt duke fshirë postimin pak me vone pasi komentet poshte tij e njoftuan.

Nëse futesh tani në Facebook-un e tij, citati i Anwar al-Awlaki nuk ekziston më!

Ndërkohë në një postim në Facebook nga ish kryeministri Sali Berisha shkruan:

“Nuk luftohet epidemia duke cituar fjalët e kryeterroristit Anwar al-Awlaki, i lidhur me Al Qaedan!

Miq, pas fjalorit horror prej terroristi ndaj qytetarëve shqiptarë, Sulltan Salep Surreli na citon shprehje që imami kryeterrorist Anwar al-Awlaki, i lidhur me Al Qaeda përdorte tek urdhëronte akte terroriste dhe merrte jetë të pafajshme. Turp dhe faqe e zezë!”

Kjo eshte hera e dyte ne pak dite qe Rama ben gafa apo fake news me ato qe shperndan ne rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY