Trump përmend emrin e dy ilaçeve që mund të ndryshojnë botën

Trump përmend emrin e dy ilaçeve që mund të ndryshojnë botën

233
0
Shares

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dha një lajm të mirë përsa i përket kërkimeve që po bëhen për të krijuar vaksinat apo ilaçet që mund të trajtojnë koronavirusin.

Përmes një statusi në Tëitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë përmendi emrat e dy ilaçeve që tashmë janë në qarkullim, kombinimi i të cilave ka rezultuar efektiv në trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

“Hidroksiklorokinë dhe azitromicinë, këto janë emrat e dy medikamenteve, të cilat të marra së bashku kanë një mundësi shumë të madhe të jenë ato që do të ndryshojnë rrjedhën e historisë së ilaçeve. FDA (Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet) lëvizi malet. Faleminderit! Shpresoj që të dyja këto medikamente të përdoren urgjentisht. Njerëzit po vdesin, lëvizni sa më shpejt. Zoti ju bekoftë”, shkruan presidenti amerikan në Tëitter.

Hidroksiklorokinë është një medikament që njihet ndryshe dhe me emrin Plaquenil. Ai është përdorur për parandalimin dhe trajtimin e disa llojeve të malarias. Përdorimet e tjera kanë qenë për artritin reumatizmal, lupus dhe “porphyria cutanea tarda”.

Ndërsa Azitromicina është një antibiotik i përdorur për trajtimin e disa infeksioneve bakteriale. Këtu përfshihen infeksionet e veshit të mesëm, infeksionin e fytit, pneumonia, diarre dhe disa infeksione të stomakut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY