Qeveria jep edhe një ditë pushim për administratën, çfarë duhet të bëni...

Qeveria jep edhe një ditë pushim për administratën, çfarë duhet të bëni të premten

182
0
Shares

Dita e premte, 20 mars 2020, do të jetë pushim për të gjithë nëpunësit e administratës publike.

Një vendim i tillë është marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave.

Ndërkohë, nëpunësit civilë, përveç personelit mjekësor, gjatë  kësaj  periudhe, ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  funksionale  që  u ngarkohet  nga  eprori  i drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik. 

VENDIM

Nr.231, datë 18.3.2020 PËR CAKTIMIN E DATËS 20 MARS 2020  DITË PUSHIMI PËR NËPUNËSIT DHE 

PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS PUBLIKE

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës,  të ligjit  nr.152/2013,  “Për  nëpunësin  civil”,  të ndryshuar,  dhe  të  ligjit  nr.7961,  datë  12.7.1995, 

“Kodi  i  Punës  i  Republikës  së  Shqipërisë”,  të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.  Caktimin  e  datës  20  mars  2020  ditë  pushimi për   nëpunësit   civilë   dhe   punonjësit   tjerë   në administratën  publike,  të  nivelit  qendror  e  vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

2.  Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në  pikën  1,  të  këtij  vendimi,  gjatë  kësaj  periudhe, ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  funksionale  që  u ngarkohet  nga  eprori  i drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik. 

3.  Përjashtohen  nga  zbatimi  i  pikës  1,  të  këtij vendimi, punonjësit që janë personel shëndetësor.

4.   Ngarkohen  institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY