ELBASAN/ E infektuara me koronavirus detyrohet te udhetoje me makinen e vet...

ELBASAN/ E infektuara me koronavirus detyrohet te udhetoje me makinen e vet deri te infektivi ne Tirane

221
0
Shares

Nje grua e infektuar me koronavirus ne qytetin e Elbasanit eshte detyruar sot te udhetoje me makine drejt spitalit infektiv duke thyer rregullin e vetkarantimit dhe daljen nga shtepia.

Lajmi u dha nga gazetari i Abc news,  Aldo Kozarja i cili raportoi se 59 vjecarja, nëna e 31 vjeçarit i cili ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv në tiranë pasi është infektuar nga Koronavirusi, ka lëvizur ditën e sotme nga vetkarantinimi në shtëpinë e saj.

Edhe pse 59 vjeçarja është konfirmuar zyrtarisht se është prekur nga Covid-19, ka lëvizur me makinë private nga Elbasani drejt spitalit infektiv në Tiranë, raporton ai.

Siç raporton Aldo Kozarja arsyeja e lëvizjes së 59 vjeçares nga vetkarantinimi kanë qenë problemet e tjera mjekësore që ajo ka patur. Eshte per tu cuditur se si punonjesit e ISHP nuk ofrojne zgjidhje dhe vezhgim ndaj te infektuarve me koronavirus. Me siguri ajo duhet te kete kerkuar ndihme, por asnje nga zyrtaret e shendetesise nuk shpjegon rreth kesja ngjarjeje.

59 vjeçarja u infektua nga djali i saj së bashku me bashkëshortin. Djali i saj, 31 vjeç u infektua nga Covid-19 pas vizitës së tij në Itali në zonën e Lombardisë.

Ndërkohë në urdhrin i qeverisë për ata që thyejnë vetëkarantinimin, aplikohet gjoba prej 700 000 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY