2 mjekët e infektuar punojnë në Senatorium, e morën nga një pacient...

2 mjekët e infektuar punojnë në Senatorium, e morën nga një pacient ‘sekret’

42
0
Shares

Dy mjekët e infektuar më koronavirus janë mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se dy mjekët e Sanatoriumit kanë pasur kontakt me një nga të infektuarit që ka qenë i shtruar në godinën e këtij spitali, i cili më herët ishte planifikuar që të shndërrohej në karantinë. Ndërkohë po ndiqen edhe 17 punonjës të tjerë që kanë pasur kontakt me këtë pacient. Pacienti ishte vizituar pak kohe me oare nga nje i aferm qe kishte ardhur nga Italia. Pacienti eshte nga Lushnja dhe ishte shtruar ne apital per aryse te tjera.

Rakacolli: Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv.

Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.

Po zhvillohet një hetim epidemiologjik për këto raste.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që paraqiten në spitale dhe familjarëve të tyre të njoftojnë shëndetësor nëse kanë udhëtuar jashtë vendit.

Në total numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 42.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY