Fuga, ironi rrenuese me Kryeministrin Rama

Fuga, ironi rrenuese me Kryeministrin Rama

72
0
Shares

Prof. Artan Fuga nuk e ka kursyer ironine dhe cinizmin me Kryeministrin Rama fill pasi ky i fundit deklaroi se koronavirusi mund te preke 80 % te qytetareve.

Fuga thote se pse 80% e ko 81 ndersa shton se statistikat bëhen më pas jo përpara !

Deklarata e Fuges:

Wow, ku e di zoti kryeministër sic raporton media se shqiptarët që do të kapen në masën 80 përqind nga gripi nuk do të kenë asnjë shenjë sepse do ta ngordhin virusin!!!

80 përqind apo 81 përqind e tyre?

Ku e di !

Ku e di se nga 20 përqind të tjerët, 80 përqind e tyre do ta kenë grip të zakonshëm.

Pse jo 19 përqind?

Mos i ka INSTAT -i të dhënat përpara sesa jeta t’i prodhojë?

Nga e di që 20 përqind e atyre 20 përqindëve të mbetur do t’a kenë keq dhe do jenë për spital?

Pse jo 21 përqind?

Pra në spital priten vetëm 20 përqind e 20 përqindshit, pra 1 në 10 të sëmurë. Të tjerët në shtëpi!

Pra ngelen ca kokrra mbi 60 vjeç që pranojmë në spital!

Më kujton parimin statistikor të Schumpeter sipas të cilit cdo gjë që ndodh ndodh e ndarë në 80 përqind dhe 20 përqind!

Cdo gjë që ndahet, ndahet 80 me 20, prerje e artë! Je brenda!

Sikurse ndodh me statistikat e dikujt që parashikon shpërndarjen e votës !

Cfarë përgjegjësie … statistikoreeeeee!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY