Dy rastet, ja si eshte gjendja shendetesore e babes dhe birit

Dy rastet, ja si eshte gjendja shendetesore e babes dhe birit

172
0
Shares

Ministria e Shendetesise ka njoftuar se gjendja e dy të prekurve, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç është e stabilizuar dhe asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione. Të dy po trajtohen në spitalin infektiv në QSUT.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

Nderkaq babe e bir, V.K dhe P.K, të infektuar nga koronavorusit kanë telefonuar në redaksinë e Ora News, duke kërkuar ndihmë për marrjen e shërbimit mjekësor. Ata thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi. Ora News solli pamje të situatës.

Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë, askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY