Kapet kokainë në Kapshticë, e kishte fshehur në vende intime

Kapet kokainë në Kapshticë, e kishte fshehur në vende intime

67
0
Shares

Një sasi kokaine është u kap nga policia gjatë natës në doganën e Kapshticës.

Dy persona janë vënë në pranga pasi tentuan të trafikonin kokainë drejt Greqisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 1 kilogramë e 28 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut, dhe shkëmbimit të informacioneve me Sektorin për Hetimin e  Narkotikëve, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip ‘Mercedes-Benz’ me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Image

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmendur.

Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY