Parlamenti voton me 89 vota ligjin antiKCK, kalon dhe ligji i pronave

Parlamenti voton me 89 vota ligjin antiKCK, kalon dhe ligji i pronave

60
0
Shares

Me 89 vota pro 3 abstenim dhe 17 kundër, u miratua sot në Kuvend, akti normativ “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” e njohur si paketa  “Anti KÇK”, e cila kaloi si akt normativ nga Këshilli i Ministrave më 31 janar.

Paketa e re ligjore, pagëzuar nga kryeministri Rama si paketa “AntiKÇK”, (anti-kap-ç’a-të-kapësh), sipas qeverisë, synon forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimeve të tjera të rënda.

Kjo paketë ka ngjallur një sërë reagimesh kundër, me pretendimin se fuqizon Policinë e Shtetit dhe i jep kompetenca të gjyqësorit.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi sot edhe projekt-ligjin për administrimin e pronave të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY