CDU/CSU: Pse nuk po hetohet nga SPAK dosja e vjedhjes se votave....

CDU/CSU: Pse nuk po hetohet nga SPAK dosja e vjedhjes se votave. Kjo eshte korruptive

76
0
Shares

CDU/CSU është ende e habitur se pse në Shqipëri nuk po hetohet blerja e votës. Deputetët e partisë së kancelares Angela Merkel kanë bërë përgjegjës pikërisht SPAK për këtë mos-hetim. Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU thotë se është e papranueshme që të mos hetohet vepra penale e votëblerjes për të cilën është shprehur qartësisht Bundestagu.

Dosja po hidhet si një “patate e nxehtë” nga zyrat e prokurorisë sa në Dibër e në Tiranë megjithëse përgjegjës për të është qartazi SPAK-u”, – ka thënë Falenski.

Falenski theksoi se deputetët e CDU po punojnë me kolegët e tyre holandezë që ata të mos vënë veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas tij, rezerva më e madhe e tyre ka të bëjë me aktivitetin në Holandë të narkotrafikantëve nga Shqipëria.

“Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave, por sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë”, – tha ai.

Deklarata u bë në një konferencë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mbajtur në Bundestag ku vendi ynë përfaqësohej nga këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi.

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve, zonja Barbullushi është përballur me një moment pak të sikletshëm, kur një nga të pranishmit teksa shprehu shqetësim për emërimet në administratë. Ai e pyeti nëse ajo do të emërohej zv/ministre e Jashtme nëse nuk ishte kushërirë e ish-ministrit të Jashtëm.

“Kjo është e paligjshme dhe korruptive”, – tha ai. Zonja Barbullushi nuk ju përgjigj kësaj pyetjeje, por shpjegoi reformën zgjedhore në proces.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY