Meta komenton prononcimin e Yuri Kim per flamurin, rrefen skenarin per shkrirjen...

Meta komenton prononcimin e Yuri Kim per flamurin, rrefen skenarin per shkrirjen e Parlamentit

73
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, menjëherë pas manifestimit mbarëkombëtar të mbajtur në mbrëmje, ka komentuar fillimisht deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila u shpreh e habitur menjëherë pas manifestimit, për flamurin amerikan pas shpinës së Metës.

Peka: Hera e parë që një President thërret një tubim. Që kemi një masivitet të tillë jo partiak dhe për habi ka reaguar ambasadorja amerikane që është distancuar nga ky manifestim.

Meta: Nuk e di se për çfarë deklarate bëhet fjalë, se nuk kam pasur kohë të ndjek se kam pasur në selinë e presidencës shumë personalitete që ndoqën këtë manifestim.

Siç ishte Ledi Bianku që la punën e tij për të dhënë mesazhin e tij. Po kështu edhe shumë shqiptaro-amerikanë me flamurin amerikan. S’kam pas kohë të merrem me asnjë lajm.

Peka: Hera e parë që një ambasadore amerikane shpreh habinë se si ka flamuj amerikanë.

Meta: Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-amerikanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë.

Ne lidhje me dekretimin e shperndarjes se Parlamentit Meta tha se do te konsultohet me partite politike.

“Unë jam i bindur që ju kërkoni të zgjidhni çdo gjë sot dhe kjo është normale. Mesazhi besoj ishte shumë i qartë, që populli shqiptarë po humbet durimin nga grishi i shtetit, i cili, nëse nuk e dëgjon zërin e tij dhe ecën përpara me projektin mafioz për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese, pra për të ekzekutuar Kushtetutën e Shqipërisë, padyshim që kjo është përmbysje e rendit kushtetues dhe unë do të filloj konsultimet me forcat politike sepse është e qartë se populli e priste shpërndarjen që sot. Unë e bëra të qartë që deri më 15 mars do të administroj me shumë përgjegjshmëri këtë situatë. Nga sot ka nisur një pranverë kuqezi, në kuptimin e rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e kushtetutës. Jemi këtu sepse kemi luajtur me kushtetutën tonë dhe kemi lejuar edhe të tjerët të tallen me kushtetutën tonë”, tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY