FOTO/Meta dekoron poetin e letrarin Xhevahir Spahiu: Xhevahiri i letërsisë shqipe

FOTO/Meta dekoron poetin e letrarin Xhevahir Spahiu: Xhevahiri i letërsisë shqipe

86
0
Shares

Kreu i shteti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, xhevahirin e letërsisë shqipe, poetin Xhevahir Spahiu në 75-vjetorin e lindjes së tij.

Kjo dekoratë sipas presidentit i akordohet për krijimtarinë e tij dhe guximin që pati për t’i dhënë poezisë shqipe dimensione të denja për letërsitë e mëdha. Meta vlerësoi poetin Spahiu si një qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet, ndërsa theksoi se ishte i emocionuar për vlerësimin e një prej figurave më të spikatura jo vetëm të poezisë shqipe, por edhe të jetës artistike dhe sociale.

Me shumë kënaqësi dhe emocione të veçanta, pata sot nderin të vlerësoja në ditëlindjen e tij të 75-të me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, xhevahirin e letërsisë shqipe, Xhevahir Spahiu, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që guxoi t’i japë poezisë shqipe dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet.Nderim, mirënjohje dhe jetë të gjatë xhevahir i përjetshëm në panteonin e kulturës sonë kombëtare”,-shkruan Meta duke bashkangjitur fotot.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY