Basha viziton nga afër grevistët në Fier: Partia Demokratike do të jetë...

Basha viziton nga afër grevistët në Fier: Partia Demokratike do të jetë zëri juaj

139
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi sot nga afër punonjësit e Uzinës në Ballsh dhe atyre të nënstacionit elektrik të Poçemit që janë futur në grevë urie prej disa ditësh.

Teksa nënvizoi se ata janë të tradhëtuar nga qeveria, Basha premtoi mbështetje pas kusht për kërkesat e tyre. Basha shton se njerëzit e thjeshtë janë viktima të Ramës dhe se PD do t’i zhbëjë të gjitha padrejtësitë e bëra ndaj tyre.

Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush,-shkruan Basha.

14 punonjësit e nënstacionit elektrik dhe stacionit të pompimit, në Poçem të Mallakastrës, janë futur sot në ditën e tetë të grevës së urisë, ndërsa 10 punonjësit e Uzinës në Ballsh janë futur në ditën e katërt të grevës. Të gjithë këta punonjës kanë nisur grevën e urisë, pasi nuk kanë marrë rrogat.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY