Rama po kap Kushtetuesen per ta mbrojtur per PPP 1 miliarde euro

Rama po kap Kushtetuesen per ta mbrojtur per PPP 1 miliarde euro

34
0
Shares

Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta në Open në Top Channel ndaj qeverisë. Përballë gazetarëve Meta tha se ai do të mbrojë Kushtetutën deri në fund.

Përpara se të më shkarkojnë, i shkarkoj unë ata.Unë do të mbroj Kushtetutën e Shqipërisë deri në fund me bindjet e qarta që kam- tha Meta.

Po thoni se do të shkarkohet  parlamenti? Cili është risku më i madh?- e pyeti Eni Vasili.

Ata të shkarkuar. Kanë frikë nga zgjedhjet. Bëjnë ligje mbi ligje se kanë frikë. Ata kanë frikë popullin dhe median. Bënë ligje për t’ju hequr fjalë juaj- tha Meta.

Meta tha se në “luftën” me qeverinë, është përgatitur për çdo skenarë të mundshëm.

Ai u shpreh se është i gatshëm t’i japë përgjigje shembullore dhe paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.

“Jam përgatitur për te gjitha skenarët. Edhe me tanke po te vijnë ne Presidence do marrin përgjigjen me shembullore. Para se te me shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bej te qarte, jam gati për çdo skenar. Ata le te vazhdojnë, unë do tu jap përgjigje shembullore”.

Ne vijim kreu u shtetit tha se qeveria nëpërmjet Dvoranit kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese që të mbyllë PPP me vlerë 1 miliardë euro.

Meta: Jemi bërë shteti më qesharak në botë falë kësaj mazhorance të papërgjegjshme, e cila fton Venecian që të na lexojë nenin 179 në Kushtetutë që e ka shkruar vetë Venecia. U shqetësuan për kallëzimin ndaj Dvoranit dhe çfarë bënë? Një ditë para se Venecia të vinte, këta miratuan ligjin natën dhe të fusin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nga oxhaku dhe të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë të hapur dhe flagarante. Nuk e thirra Venecian se më vinte turp t’i thirrja dhe t’i pyesja pse e keni shkruar kështu.

Në këtë çështje të jemi serioz. Nëse doni të bëni zhurmuesin, bëjeni.

Dushushi: Jo nuk e bëj zhurmuesin.

Meta: Nuk është interpretim këtu. Kushtetuta është e qartë. Mazhoranca thotë se do ta vjedh unë atë që të takon që këto PPP-të që janë 1 miliardë euro dhe të gjitha çështjet e tjera t’i mbyllë. Parlamenti i tha që atë ligjin e miratuam dje mos e fusni. Si do të ndiheshit ju? Çdo gjë që është shkruar në Kushtetutë është bërë nga Venecia. Këtu kemi të bëjmë me rrëmbim të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.hapur.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY