Pamjet, shfaqet per here te pare fugoni dhe trupi i Jan Prenges

Pamjet, shfaqet per here te pare fugoni dhe trupi i Jan Prenges

287
0
Shares

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mundur të sigurojë nga burime pranë laboratorit kriminalistik, fotot ekskluzive të videos së vetme që fakton rrëmbimin e Jan Prengës, transmeton top channel.

Ne video shfaqet makina e vjedhur  më 26 nëntor ditën e tërmetit në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës.

Në fotot e siguruara nga Anila Hoxha duket moment kur trupi del nga makina.

Këto janë dy foto ekskluzive nga video e cila ka tregon dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit të pajetë. Por një burim i sigurt pranë laboratorit të kriminalistikës i tha gazetares Hoxha se nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarave.

Madje në një moment pamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe i fusin në qese të zeza. E njëjta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND. Ne i tha jo zyrtarisht një burim pranë laboratorit të kriminalistikës kemi faktuar hap pas hapi se çfarë ndodhi në garazhin e kompleksit Golden dhe cilët janë personat që kryejnë veprime aktive dhe këto të dhëna ja kemi dorëzuar prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY