Protesta në Iran për rrëzimin e avionit

Protesta në Iran për rrëzimin e avionit

45
0
Shares

Një grup protestuesish u mblodh në Teheran të shtunën për të vajtuar viktimat e avionit të rrëzuar në fillim të kësaj jave. Të afërm e miq të atyre që mbetën të vdekur gjatë incidentit u mblodhën pranë universitetit të Teknologjisë Amirkabir. Ata shprehën zemërimin e tyre ndaj qeverisë iraniane e bënë thirrje për dorëheqje të udhëheqësve të vendit lidhur me ngjarjen, raporton Zeri i Amerikës.

Teherani tha të shtunën se ushtria iraniane kishte goditur gabimisht aeroplanin ukrainas, incident që shkaktoi vdekjen e të 176 personave në bord.

Qeveritë e huaja e dënuan këtë veprim. Ukraina kërkoi kompensim të familjeve të viktimave ndërsa një zyrtar amerikan e quajti veprimin e Iranit të pamatur. Por Britania tha se pranimi i përgjegjësisë nga ana e Teheranit ishte një hap i parë i rëndësishëm dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve.

Në komentet e tyre në facebook, iranianë të trishtuar nga humbja e të afërmve e miqve, thanë se autoritetet iraniane kishin shpenzuar më shumë kohë për t’u mbrojtur nga kritikat, sesa të shprehnin keqardhje për familjet e viktimave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY